Musaka me patate

Pėr 4 vetė

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepė 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 lugė gjelle salce)
- kripė, piper, dafinė

Pėr salcėn e bardhė:

- Gjalpė 1 lugė gjelle
- miell 1 lugė gjelle
- qumėsht 1 gote caji
- vezė 1 kokėrr
- kackavall (djathė) tė thėrmuar njė lugė gjelle

Gatimi:

Patatet qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. 
Skuqen patatet derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me vaj nė zjarr tė ngadalshem nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Shtohen domate tė qėruara dhe te prera nė copa kubike, pak salcė, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. 
Nė tavėn e lyer me vaj shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaverdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. 
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.

Ēomlek me qepė

Pėr 4 vetė

Duhen:

- qepė te vogla 1 kg
- vaj 2 filxhanė kafeje
- salcė 1 luge gjelle
- verė njė filxhan kafeje
- hudhėr njė kokėrr
- kripė, piper, 2 fletė dafine

Gatimi:

Qėrohen qepet dhe siē janė tė paprera skuqen nė tigan me vaj pastaj shtohen nė tenxhere. 
Pastaj nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaverdiset pak, shtohet salcė dhe kaverdisen sė bashku, shuhen me verė tė kuqe, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra. Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te ngadalshėm pėr 20-30 minuta

Patėllxhanė tė mbushur

Pėr 4 vetė

Duhen:

- Patėllxhanė 1 kg
- qepė 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripė, piper, majdanoz

Gatimi:

Patėllxhanėve u hiqet bishti dhe lėkura nė tre rripa nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit dhe vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi, shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė forme kubike; vazhdon kaverdisja nė zjarr tė ngadalshem nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak vaj pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

Dollma me lakėr

Pėr 4 vetė

Duhen:

- Lakėr 1kg
- mish i grirė 200 gram
- qepė 2 kokrra
- oriz 2 filxhanė kafeje
- kripė, piper

Gatimi:

Pasi pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani lakra e bardhė , vihet nė tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. 
Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me mish te grire tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė ngadaltė pėr 30 minuta. Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaverdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, kripė dhe piper.

Tavė Elbasani

Pėr 4 vetė

Duhen:

- Mish 500 g
- gjalpė 2 lugė gjelle
- vezė 2 kokrra
- kos 3 gota uji
- miell 2 lugė gjelle
- oriz 1 lugė gjelle
- kripė

Gatimi:

Pėrgatitet me mish qengji ose dashi. (Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė). 
Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra. Nė nje tenxhere me gjalpė kaverdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oriz gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė. 
Nė rast se perdoret mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė. Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

Gjyveē me patate

Pėr 4 vetė

Duhen:

- mish 500 g 
- patate  1.5 kg
- vaj 4-5 lugė gjelle, 
- qepė 1 kokėrr, spec i kuq
- salcė domate 1 lugė gjelle
- kripė, piper i zi, majdanoz

Gatimi:

Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė. Ndėrkohe pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me vaj. Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr 1/2 ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė, spėrkatet me lėngun e vet dhe majdanoz tė grirė hollė.
Faqja Kryesore
Recipes (English)
Back
Receta te tjera
Embelsira
Contact: info@united-albania.com